UBT News

​Leeds të interesuar për Traoren

Sulmuesi i Wolverhampton, Adama Traore është nën radarin e agjentëve të skuadrës angleze Leeds United, raporton “90min”.

24-vjeçari është duke e menduar largimin nga “Molineux”, në kërkim të më shumë minutave dhe një skuadre ku është titullar, ku tekniku i Leeds Marcelo Bielsa, thuhet se ka plane të mëdha për spanjollin dhe e konsideron atë si lojtar kryesor për të ardhmen.

Traore ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Wolves këtë sezon, dhe ende nuk e ka hapur llogarinë e golave në Premier Ligë.

Exit mobile version