UBT News

​LeBron James bëhet basketbollisti më i paguar në historinë e NBA

MEMPHIS, TN - DECEMBER 29: LeBron James #6 of the Los Angeles Lakers smiles during a game against the Memphis Grizzlies on December 29, 2021 at FedExForum in Memphis, Tennessee. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2021 NBAE (Photo by Joe Murphy/NBAE via Getty Images)

Njëri prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, LeBron James, nënshkroi një zgjatje dyvjeçare të kontratës me LA Lakers, e cila do t’i sjellë atij 97.1 milionë dollarë, sipas ESPN.

Kjo tashmë e bën James lojtarin më të paguar të NBA-së në histori, dhe nëse kufiri i pagave në të gjithë ligën rritet, ai mund të fitojë deri në 111 milionë.

James do të festojë datëlindjen e 38-të në dhjetor dhe po përgatitet për sezonin e tij të 20-të në karrierë.

Pavarësisht moshës, ai nuk tregon shenja të ngadalësimit dhe shënoi mesatarisht më shumë se 30 pikë, më shumë se gjashtë asistime dhe më shumë se tetë kërcime për lojë sezonin e kaluar.

Kontrata e re e James do të zgjasë deri në verë, kur djali i tij i madh Bronny James do të jetë 18-vjeç.

Bronny është aktualisht një nga gjimnazistët më të talentuar amerikanë dhe LeBron tashmë ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë për të njëjtin ekip NBA, që do të ishte rasti i parë i tillë në histori.

Exit mobile version