Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez thuhet se e ka ndarë mendjen e ti për të ardhmen dhe se është afër një marrëveshjeje të re me “Nerazzurrët” deri në qershor të vitit 2024.
Interi vazhdon të fitojë në fushë dhe Lautaro shënoi golin e fitores në triumfin 2-1 ndaj Torinos të dielën, duke rritur diferencën me Milanon në nëntë pikë.
23-vjeçari shënoi golin e 14-të të tij, duke u përputhur me rezultatin e sezonit të kaluar, dhe tani është një gol larg një rekordi individual në ligë.
Argjentinasi pranoi pas ndeshjes që Interi ka ende shumë punë për të bërë, por theksoi se ai është ‘i qetë’ në lidhje me kontratën e re që ai tha se do ta nënshkruajë përsëri në shkurt.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se ai së shpejti do të finalizojë marrëveshjen me “Nerazzurrët” deri në qershor të vitit 2024, pasi ka një marrëveshje në fuqi për një kontratë të re me vlerë 4.5 milionë euro në sezon.