UBT News

​Latifi takon Arifin, diskutojnë mbi trajtimin e pacientëve të Luginës në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, me të cilin ka biseduar për çështje me rëndësi, të cilat kanë të bëjnë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Theks të veçantë iu dha trajtimit të pacientëve të Luginës së Preshevës në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Latifi e njoftoi kryetarin Arifi, se jo vetëm çështjet e studentëve të Luginës së Preshevës, por edhe ajo e pacientëve do të trajtohet me shumë përkushtim, në mënyrë që të tejkalohen të gjitha problemet që kanë.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, e ftoi ministrin Latifi për një vizitë në Luginën e Preshevës, duke shpresuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve që u diskutuan.

Exit mobile version