Cristiano Ronaldo është kthyer sërish në qendër të vëmendjes sa i përket të ardhmes së tij pas problemeve të shfaqura me klubin aktual, Manchester United.
Ylli portugez është shumë i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet në klub dhe si rrjedhojë në javët e fundit ka kërkuar që të ndajë rrugët me “Djajtë e Kuq”.
Madje, pas humbjes me rezultat 4-0 ndaj Bretfordit, u raportua se klubi i ka kërkuar Ronaldos që urgjentisht ta ndryshojë sjelljen e tij, ose në të kundërtën do t’i shkëputej kontrata.
Por, tani, sipas gazetarit Fabrizio Romano, Ronaldo do të mbetet pjesë e projektit të Manchester United dhe se ky është mendimi që kanë drejtuesit e klubit si dhe trajneri Eric Ten Hag.