Napoli është në kërkim të një trajneri të ri pasi Luciano Spalletti ka kërkuar të largohet nga klubi edhe pse ia doli që ta fitojë titullin e kampionit në Itali.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis tha dje për mediat italian se Spalletti ka kërkuar vet që të largohet nga klubi edhe pse kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
“Spalletti kërkoi të largohej nga Napoli”, tha shkurtimisht De Laurentis.
Si rezultat i kësaj situate, Napoli tani duhet të gjejë një trajner të përshtatshëm për të zëvendësuar Spallettin, duke shpresuar të vazhdojë projektin dhe të konfirmojë rritjen e nivelit të skuadrës.
Siç raportohet nga “Calciomercato”, Napoli tani është i përqendruar në emërimin e Luis Enriques si trajner të ri të tyre, duke përgatitur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro neto në sezon për spanjollin.
De Laurentis është i gatshëm të garantojë të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen gjithashtu, duke shpresuar se prania e dy yjeve do të bindë më tej Luis Enriques për të pranur ofertën. Shpresa është të përcaktohet një marrëveshje gjatë kësaj jave.
Nëse Napoli nuk arrin të sigurojë Luis Enrique-n, ata do të përqendrohen në objektivat e tyre të tjerë, si Thiago Motta i Bolonjës dhe Vincenzo Italiano i Fiorentinës .