UBT News

​Ky është trajneri që mund ta zëvendësojë Mourinhon te Tottenhami

Skuadra londineze Tottenham Hotspur, thuhet se dëshiron të zëvendësojë trajnerin aktual Jose Mourinho me Brendan Rodgers.

Krerët e Tottenham si duket nuk janë të kënaqur me punën që Mourinho e ka bërë deri tani, ku kanë munguar rezultatet pozitive, dhe tani po synojnë që të nisin bisedimet me trajnerin e Leicester Cityt për ta zëvendësuar trajnerin portugez.

Momentalisht skuadra e Jose Mourinhos gjendet në vendin e nëntë në Premier Ligën angleze, ndërsa Leicester së bashku me Rodgers pozicionohen në vendin e tretë, me po aq pikë sa ka edhe vendi i dytë Manchester United.

Exit mobile version