Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se dëshiron ta rikthejë sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldon përsëri në “Santiago Bernabeu”.
E ardhmja e superyllit portugez është në dyshim, pasi marrëveshja e tij me “Bianconerët” përfundon në qershor të vitit 2022 dhe raportet në Itali sugjerojnë se gjigantët e Serie A janë të përgatitur të shesin atë për 30 milionë euro.
Ronaldo është lidhur me skuadra si PSG dhe Manchester United, ndërsa “Il Corriere dello Sport” pretendon se agjenti Jorge Mendes e ka ofruar atë te Manchester City.
Raportet në Spanjë, megjithatë, pretendojnë se “Merengues” shpresojnë ta kthejnë Ronaldon në Madrid këtë verë.
Gazetari Edu Aguirre nga “El Chiringuito” beson se Real Madridi po monitoron situatën e sulmuesit të Juventusit, pasi ai thuhet se po kërkon një rrugëdalje nga Torino.
Edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé është lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll, një veprim që thuhet se mund të bëjë që gjigantët e Ligue 1 të joshin Ronaldon në Francë, ku ai mund të lidhet me Lionel Messin.