UBT News

​Ky është plani i Man UTD për ta marrë Tuchelin nga Chelsea

E ardhmja e Thomas Tuchel në krye të Chelseat është bërë shumë e pasigurt pas situatës delikate që e ka përfshirë Chelsean pas sanksioneve të vendosura ndaj kësaj skuadre për shkak të pronarit rus, Roman Abramovich.

Chelsea është sanskionuar në të gjitha aspektet dhe klubi është vendosur në shitje, por edhe më tutje nuk ka pasur ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Në mesin e pasigurive të mëdha, trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka siguruar tifozët se ai nuk do ta braktisë skuadrën në këtë pikë të sezonit, por interesimi për të tashmë ka ardhur nga disa klube evropiane dhe Manchester United është në mesin e tyre.

Madje, “Djajtë e Kuq” shpresojnë ta emërojnë ish-trajnerin e PSG-së si trajnerin e tyre të ri përpara se të përfundojë sezoni aktual, pretendon “Daily Star”.

Tuchel udhëhoqi Chelsean drejt titullit të Ligës së Kampionëve në sezonin e tij debutues vitin e kaluar, por “Djajtë e Kuq” besojnë se kriza aktuale e klubit mund të hapë derën për një qasje të shpejtë nëse ata bëjnë një ofertë tërheqëse.

Exit mobile version