UBT News

​Ky është numri i biletave të shitura për ndeshjen Trepça-Peja

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sonte do të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtare ne play-off-it në basketbollin kosovar ku do të ballafaqohen Trepça-Peja.

Në katër ndeshjet e para, këto dy skuadra kanë barazuar 2-2 në seri dhe sonte pritet një sfidë e zjarrtë dhe spektakolare në Mitorvicë pas së cilës edhe do të mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll për edicionin garues 2022/23.

Duke ditur se në palestër lejohet vetëm prania e tifozëve vendas, interesimi i mitrovicasve për të mbështetur skuadrën e tyre është jashtëzakonisht i madh. Tashmë janë shitur 1800 bileta për tifozët që do të jenë të ulur në tribina, ndërsa do të jenë edhe mbi 500 të tjerë që do të jenë në podiumin e palestrës.

Ndeshja do të nisë nga ora 20:00.

Exit mobile version