Mbrojtësi i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.
Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës lidere të Superligës së Kosovës, derisa më herët ka luajtur në Hajduk të Splitit dhe Prishtinë.