Leotrim Isufi me Audi S3 1.8 Turbo është fitues i garës së parë Drag Race për këtë vit.
Shtegun prej 402 metrave, Leotrimi e kaloi për kohën 09.425 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 244.90 kilometra në orë.
Pas garës, Isufi u shpreh shumë i lumtur me fitoren e tij, por tha se ka pritur rezultat më të mirë në nivelin personal.
“Jam i kënaqur me fitoren, me organizimin e garës dhe pjesëmarrjen. Mirëpo, personalisht kam pritur rezultat më të mirë. Besoj që në garën e radhës pista të jetë e përgatitur më mirë, ndërsa unë jam optimist se do ta përmirësoj kohën e arritur në garën e sotme”, ka thënë Leotrim Isufi pas fitores.
Në finale të Klasës 9, ai ishte më i suksesshëm se Lavdat Vllahiu. Rivalitet i madh u tregua edhe në tri divizionet përkatëse.