Trajnerit holandez, Erik ten Hag, thuhet se do t’i jepet një buxhet prej 200 milionë eurosh për transferime nëse ai merr drejtimin e Manchester United këtë verë.
Trajneri 52-vjeçar i Ajax-it besohet se është në prag të marrëveshjes për një kontratë trevjeçare për të marrë drejtimin e skuadrës nga “Old Trafford” dhe njoftim mundi pritet të bëhet në ditët e ardhshme.
Me United që thuhet se është duke planifikuar për të larguar deri në 10 lojtarë të ekipit të parë të largohen nga klubi, trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq” do të jetë i zënë në tregun e transferimeve.
Sipas “Daily Mirror”, një buxhet prej 200 milionë eurosh do të jetë në dispozicion për Ten Hag për të forcuar skuadrën e tij.
Raportet shtojnë se Eric Bailly, Phil Jones, Alex Telles, Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Aaron Ëan-Bissaka të gjithë mund të shiten për të sjellë fonde, ndërsa Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata, Nemanja Matic dhe Lee Grant, pritet të largohen kur kontratat e tyre të skadojnë në qershor.
Ten Hag mendohet se është i vendosur të sjellë me vete sulmuesin brazilian Antony nga Ajaxi, ndërsa lojtarë si Christopher Nkunku i RB Leipzig, Paulo Dybala i Juventusit dhe Pau Torres i Villarrealit janë gjithashtu në listën e dëshirave të holandezit.
Trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick tha të martën se ai pret që deri në 10 lojtarë të rinj të mbërrijnë në “Old Trafford” këtë verë.