“Organet e sigurimit të Serbisë që zbatonin politikat shtypëse të Beogradit mbi Kosovë, ishin të përqëndruara në Prishtinë, aty ku ishte suprimuar autonomia e Kosovës më 23 mars 1989, ku brenda dy muajsh ishin mbyllur Radio Televizioni i Prishtinës më 5 korrik dhe gazeta “Rilindja” më 5 shtator 1990”, ka shkruar Kurti në Facebook duke kujtuar 32-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.
Kurti mes tjerash ka përmendur figurat që kanë kontribuar në atë kohë si Gazmend Zajmi, Ejup Statovci, Kurtesh Saliu, Ismet Salihu, Fatmir Fehmiu, Riza Smaka dhe Halit Muharremi.