Janë ndezur qirinjtë për nder të policit të vrarë në krye të detyrës sot në Banjskë të Zveçanit. Të pranishëm në ndezjen e qirinjve ishte kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan dhe shumë policë e qytetarë të tjerë.
Kryeministri Albin Kurti tha se situata me Serbinë është një formacion terrorist i planifikuar. Ai tha se kjo paraqet një strukturë mercenare e cila është e organizuar nga Beogradi.
“Policia e Kosovës është ajo që informon për të dhënat nga tereni por ajo që duhet tashmë që kemi dhe pjesëtarë të atij formacioni profesionit, ushtarak policor të huaj që kreu sulmin terrorist dhe vra mizorisht Afrimin i kemi edhe të plagosur dhe tre të vrarë prej tyre dhe gjithashtu të arrestuar besoj që procesi në vijim do të na jap më shumë të dhëna mbi atë se kush janë këta dhe kush saktësisht janë këta si hynë në Kosovë kur dhe kush janë urdhër dhënësit e dirigjuesit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës, nga ajo çfarë kemi mësuar janë ato çfarë i kemi menduar edhe më herët që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal profesionist i cili i ka planifikuar gjatë këtë çfarë kanë kryer sot dhe që nuk paraqesin një bandë të kontrabandës por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht dhe logjisitikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.
Kurti shtoi se polici i vdekur Afrim Bunjaku me trimërinë e tij ka ndriçuar rrugën e shtetit të Kosovës. Ai tha se do të ndjekim rrugën ligjore të gjithë së bashku deri në fund.
“Këtu me ndezjen e qiririt ne secili prej neve e shtojmë një dritë të vogël për shpirtin e madh të Afrim Bunjakut i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij ndriçoi rrugën e shtetit të Kosovës që nuk zbrapset para asnjë krimineli e terroristi. Takuam gruan e tij Lumnijen dhe tre fëmijët e tij, takuam axhallarët hallën, farefisin e gjerë miqtë dhe dashamirët të cilët bashkërisht me neve ………. ndamë dhembjen dhe pikëllimin për këtë polic që e humbi sot Kosova teksa ajo fiton më shumë ligj, më shumë kushtuteshëmri më shumë siguri pikërisht për shkak të kontributit dhe flijimit të Afrim Bunjakut. Falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë ardhur sonte këtu për të bërë nderime dhe për të treguar se Afrimin e kemi afër në zemrat tona dhe se rruga e shtetit ligjor rruga e kushtetutshmërisë dhe e ballafaqimit me kriminelët e me terroristët është rrugë e cila do të ndjeket nga secili prej nesh dhe të gjithë bashkë deri në ngadhënjimin përfundimtar të shtetit të Kosovës, të republikës sonë të pavarur”, tha Kurti.
Po ashtu, edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se vrasja e policit është një akt terrorist i organizuar nga Serbia. Ai falënderoi institucionet ndërkombëtare që po përkrahin mbrojtjen e shtetit të Kosovës
“Është një akt barbar, një akt terrorist që ka ndodhur sot në Kosovë, uroj që forcat e sigurisë së Kosovës të jenë të sigurt gjatë mbrojtjes të sovranitetit të shtetit tonë që po ndodhë në këto momente falënderoj edhe një herë edhe ndërkombëtarëve që janë me neve në mbrojtjen e sovranitetit po ashtu them që ne tash në këto moment të jemi unik të jemi së bashku. Edhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të gjithë qytetarët e Kosovës të gjitha institucionet tona këtu në Kosovë e po ashtu edhe institucionet në ndërkombëtare që po e shohin hapur sulmet terroriste të organizuara nga Serbia. Po them edhe një herë ngushëllime familjes të policisë dhe shërim të shpejt policëve tjerë që kanë marrë plagë nga këto duke e mbrojtur shtetin, lirinë tonë pra të qëndrojmë në këto momente të cilat patjetër se do ti tejkalojmë vetëm së bashku, ne si qytetarë të Kosovës së bashku me komunitetin evropian kundër akteve terroriste barbare nga këta pjesëtarë që shihet qartazi të organizuar nga Serbia”, tha Rama.