UBT News

​Kupa e Shqipërisë, derbi në gjysmëfinale mes Vllaznisë e Laçit

Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës gjysmëfinale.

Çiftet gjysmëfinaliste të këtij raundi janë Teuta kundër Skënderbeut dhe Vllaznia kundër Laçit.

Në çerekfinale, Vllaznia mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Korabit, Laçi kishte ndeshje të vështirë kundër Partizanit, të cilën laçianët e fituan 1:0. Në anën tjetër, Teuta siguroi fitore kundër Kukësit me rezultat 1:0, ndërsa Dinamo pësoi humbje 3:1 kundër Skënderbeut.

Sa i përket ecurisë në Superligën e Shqipërisë, Teuta zë vendin e parë në tabelë, kurse kundërshtari i tyre, Skënderbeu renditet i nënti, ndërsa ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Vllaznisë e Laçit, ku Vllaznia pozicionohet në vendin e dytë, kurse Laçi gjendet në pozitën e katërt.

Ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë i gjeni më poshtë:

16:00 Teuta – Skënderbeu (Stadiumi Niko Dovana)

16:00 Vllaznia – Laçi (Stadiumi Loro Boriçi)

Exit mobile version