UBT News

​Kupa e Mbretit, zhvillohet gjysmëfinalja e fundit mes Levante e Athletic Bilbaos

Pas “remontadas” që Barcelona e bëri kundër Sevillas, ku arriti ta përmbyste rezultatin 2:0 që e kishte kjo e fundit në ndeshjen e parë, në 3:0 mbrëmë, sot do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër e mbetur mes Levantes e Athletic Bilbaos.

Skuadra e Enis Bardhit do ta presë sot Athletic Bilbaon në shtëpi, në kuadër të ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit, ku në ndeshjen e parë u ndanë barazim, me rezultat përfundimtar 1:1.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, skuadra e Athletic Bilbaos ka dy fitore dhe katër barazime. Ndërsa, Levante ka një fitore, katër barazime dhe një humbje.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Levante (3-4-3): Cardenas; Vezo, Duarte, Rober; Coke, Vukcevic, Rochina, Clerc; De Frutos, Marti, Morales

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; Capa, Nunez, Alvarez, Berchiche; Berenguer, D Garcia, Lopez, Muniain; Williams, R Garcia

21:00 Levante – Athletic Bilbao (Stadiumi Ciutat de Valencia)

Exit mobile version