UBT News

​Kukësi ndalet me barazim nga Laci, ja renditja në Superligën e Shqipërisë

Me dy ndeshjet e ditës së stome ku u ballafaquan Egnatia me Skënderbeun dhe Laci me Kukësin është kompletuar edhe xhiroja e tretë e Superligës së Shqipërisë.

Lideri aktual i tabelës Kukësi u ndal me barazim 2-2 nga Laci. Mysafirët ishin duke fituar me rezultat 2-1 deri në minutat shtesë të ndeshjes me golat e Basas dhe Milunovicit, por Zarubica shënoi në çastet e fundit për t’ia siguruar një pikë skuadrës së tij.

Pas tri ndeshjeve, Kukësi e kryeson renditjen tabelare me shtatë pikë, i ndjekur nga Teuta, Vllaznia, Dinamo Tirana dhe Tirana me nga pesë pikë.

Skenderbeu, Partizani, Egnatia dhe Laci kanë nga dy pikë, kurse në fund të tabelës është Kastrioti me vetëm një pikë.

Exit mobile version