Trajneri numër një në botë, Driton Kuka ka lënë të kuptohet se po përgatitet për t’iu hapur rrugë trajnerëve të tjerë në xhudo pas suksesit të madh të arritur në karrierën e tij.
Ai përmes një postimi në Facebook në mëngjesin e së enjtes ka theksuar se çmimi si trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 ishte kurora e të arriturave të tij në kë sport.
Tutje Kuka ka thënë se janë sfidat ato që e bëjnë sportin të bukur, por ato sfida që sjellin medalje e rezultate, e jo atë të dyshimta dhe mashtruese.