UBT News

​Kuka e Kelmendi në Holandë për promovimin e xhudos, takohen edhe me ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi kanë udhëtuar drejt Holandës, atje ku do të kenë vizita me krerët e këtij shteti ku do të flasin për promovimin e suksesit të Kosovës në xhudo.

“Rrugës për në Holandë, ku bashkë me Majlindën do të kemi takime me zyrtarë të këtij shteti për promovimin e suksesit të Kosovës në judo si dhe dakordimin e programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me federatat mike të Holandes dhe Gjermanisë”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se do të takohen me ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

Exit mobile version