UBT News

​Kriza financiare, pronari i Interit lëshon njoftim mbi gjendjen momentale në klub

Pronarët e Interit, Suning kanë njoftuar se problemet me borxhe të kompanisë janë stabilizuar gradualisht.

“Nerazzurrët” dhe pronarët e tyre kinezë u goditën nga problemet financiare në fillim të këtij viti, duke e detyruar klubin të shesë yje si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi në mënyrë që të balancojnë financat e tyre. Shumë tifozë ishin të shqetësuar se shitjet ishin vetëm hapi i parë i rënies financiare të klubit, por tani ajo frikë është shmangur me sa duket.

Në një letër drejtuar punonjësve të Suning të nënshkruar nga shefi Zhang Jindong, u njoftua se problemi i borxhit tani po zgjidhet.

“Me mbështetjen dhe ndihmën e qeverisë dhe përpjekjet tona të vazhdueshme, problemi i borxheve të grupit është stabilizuar gradualisht dhe operacionet e Tesco-s gjithashtu po rikuperohen në mënyrë të rregullt”, thuhet në një postim.

Pavarësisht largimeve të Antonio Contes, Lukakut dhe Hakimit në verë, Interi është ende në një pozicion të fortë në Serie A; “Nerazzurrët” aktualisht janë në krye të tabelës së Serie A pas gjysmës së parë të këtij sezoni, katër pikë më shumë se kundërshtari i vendit të dytë Milani.

Skuadra deri më tani ka humbur vetëm një herë në kampionat, kundër Lacios në muajin tetor.

Exit mobile version