Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së.
Me këtë rast Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).
Në takim u bisedua edhe për iniciativat e reja mbi përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të Kosovës me ato të BE-së, me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve.