Distria Krasniqi veçse ka siguruar një medalje për Kosovën. Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, rusen Sabina Giliazova.
Në kuadër të kategorisë deri në -48 kilogram, Krasniqi do të përballet në finale me dy herë kampionen e botës, ukrainasen Daria Bilodid.
Në rrugën drejt finales, Distria në raundin e parë kaloi pa ndeshje, në raundin e dytë e mposhti italianen Francesca Giorda, në raundin e tretë e eliminoi izraeliten Shira Rishony, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi kundër Sabina Giliazova të Rusisë.