Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me skuadrën e Superligës së Kosovës, Drenicën.
“Dardanët” kanë pësuar disfatë me rezultat minimal 1-0 dhe golin e vetëm e ka shënuar Erdin Dushi pas vetëm tre minutave lojë.
Ndryshe, Drenica është duke kaluar një formë shumë të mirë të rezultateve duke luftuar për titull në këtë sezon të Superligës kua ka grumbulluar 20 pikë pas 13 xhirove, katër më pak se lideri i tabelës, Ballkani.