Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Gjeorgjisë dhe asaj të Kosovës. Pas 90 minutave lojë në stadiumin “Batumi”, fitore ka regjistruar Kosova me rezultat minimal 1:0.
Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi i Gjeorgjisë, Davit Khocholava në minutën 18, duke shënuar autogol.
Autogoli i Khocholavas njëkohësisht ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes, gol ky i cili ia siguroi Kosovës tri pikët e para në Grupin B.
Me fitoren e parë në grup Kosova lëviz nga pozita e fundit në atë të tretën, duke lënë pas Kombëtaren e Greqisë në vend të katërt me dy pikë dhe atë të Gjeorgjisë në vend të pestë me një pikë.
Ndërkaq, Grupin B e kryeson Kombëtarja e Spanjës me gjithsej shtatë pikë, një më shumë se Suedia që zë vendin e dytë.