Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Përballja e parë e Kosovës do të jetë kundër Luksemburgut më 18 shkurt, dhe e fundit për Grupin B do të jetë kundër Kombëtares së Sllovakisë.
Takimet zhvillohen me fillim nga ora 19:00, pa shikues për shkak të pandemisë Covid-19, siç ka kërkuar FIBA që të respektohen rregullat e protokollit anti-covid.
Nëse Kombëtarja e Kosovës arrin të fitojë në dy ndeshjet e ardhshme, atëherë do ta siguronte kualifikimin drejt fazës tjetër.
Më poshtë mund ta gjeni të bashkëngjitur programin e plotë të xhiros së tretë në kuadër të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 në basketboll.
18 shkurt:
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu
20 shkurt:
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia