UBT News

​Kosova luan sot sfidën jetike ndaj Rumanisë për Euro 2024

Në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024, Kosova e zhvillon sot (e premte) ndeshjen e radhës ku e pret Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në grup pas dy barazimeve në dy ballafaqimet e para, ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Në anën tjetër, mysafirët kanë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe kanë udhëtuar në Prishtinë për rezultat pozitiv.

Në rast të humbjes, apo edhe barazimit, Kosova do t’i minimizonte gjasat për kualifikim në Euro 2024, gjë të cilën e theksuan në konferencë për media edhe trajneri Alain Giresse si dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani.

Për Kosovën nuk do të mund të paraqitet sulmuesi Elbasan Rashani, i cili u lëndua një ditë para ndeshjes gjatë stërvitjeve, kurse në dyshim është edhe sulmuesi i krahut Edon Zhegrova.

Ndeshja nis nga ora 20:45, ndërsa janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion.

Exit mobile version