Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku me fillim nga ora 20:45 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Momentalisht, Kosova nuk është duke kaluar nëpër momente të mira, ku në 11-të ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, prandaj kjo gjë mund të shfrytëzohet nga “Dardanët” që të kenë motiv për të siguruar fitore, kështu t’ia nisin vitit 2021 me fitore.
Kosova rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja kundër Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse në anën tjetër, Lituania do të shikojë që të befasojë si mysafir, dhe ta vazhdojë aty ku e ka lënë, me fitore ndaj Kazakistanit në vitin 2020.
Challandes e konfirmoi dje në konferencë për media se nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, kështu që dyshja e mbrojtjes mund të jetë Dresevic me Alitin.
Mesfusha mund të përbëhet nga Berisha, Kryeziu e Celina, dhe sulmi pritet të udhëhiqet nga Vedat Muriqi, ku në krah do të ketë mbështetje nga Zeneli në të majtë e Rashica në të djathtë.
Formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen ndaj Lituanisë e gjeni më poshtë:
Kosova (4-2-3-1): Visar Bekaj; Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj; Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina; Milot Rashica, Arbër Zenelin; Vedat Muriqi.