UBT News

​Kosova dhe Suedia regjistrojnë fitore, ja si duket tabela e Grupit B

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë regjistroi fitore minimale 1:0 kundër Gjeorgjisë në udhëtim, fitore kjo e cila ishte fitorja e parë e “Dardanëve”, në fazën kualifikuese të grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kosova dhe Gjeorgjia gjenden në Grupin B, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Spanjës, Greqisë dhe Suedisë.

Përveç Kosovës, fitore regjistroi edhe Kombëtarja e Suedisë, duke e mposhtur Spanjën në shtëpi me rezultat të ngushtë 2:1.

Kombëtarja e Greqisë ishte e vetmja nga Grupi B që nuk zhvilloi ndeshje mbrëmë.

Sa i përket renditjes tabelare, me tre pikë e reja Kosova pozicionohet në vendin e tretë në tabelë, duke lënë prapa kombëtaret si ajo e Gjeorgjisë dhe Greqisë.

Në anën tjetër, tabelën e kryeson Suedia me gjithsej nëntë pikë, dy më shumë se Spanja që pozicionohet në vendin e dytë.

Renditjen tabelare të Grupit B në Kampionatin Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë:

1.Suedia – 3 ndeshje – 9 pikë

2.Spanja – 4 ndeshje – 7 pikë

3.Kosova – 3 ndeshje – 3 pikë

4.Greqia – 2 ndeshje – 2 pikë

5.Gjeorgjia – 4 ndeshje – 1 pikë 

Exit mobile version