Krerët e skuadrave të Manchester City në Premier Ligë dhe New York City në Ligën e Amerikës, të njohur ndryshe edhe si “City Football Group”, dëshirojnë t’i ofrojnë një kontratë Lionel Messit, ku argjentinasi do të ndante kohën në Manchester City dhe në MLS tek New York City, raporton “Telegraph”.
Një kontratë pesëvjeçare mund t’i ofrohet yllit argjentinas, ku në të përfshihen tre vjet tek skuadra e Manchester Cityt dhe dy vjet tek New York City në Amerikë.
Në një intervistë me televizionin spanjoll “La Sexta”, Messi shfaqi dëshirën e tij që një ditë të luajë në Amerikë, dhe kjo formë e kontratës e ofruar nga krerët e Cityt mund ta josh atë.