Blerja më e re e Chelseat, Romelu Lukaku ka konfirmuar se do ta mbajë fanellën me numrin 9 në Chelsea pas largimit të Tommy Abraham drejt Romës.
Fillimisht sulmuesi belg mori fanellën me numrin 18 me rastin e rikthimit të tij në “Stamford Bridge” nga Interi, por që e ka ndryshuar tani pasi numri 9 u lirua pas transferimit të Abraham te Roma.
28-vjeçari mund të bëjë debutimin e tij të dielën me Chelsean në sfidën kundër Arsenalit pasi tashmë është stërvitur rregullisht me skuadrën e re nën urdhrat e trajneri Thomas Tuchel.
“A mund ta zbulojë? Po, unë e kam numrin 9. Jam shumë i lumtur me këtë fakt”, tha Lukaku në një konferencë për media.