UBT News

​Konfirmohet nga policia arrestimi i Agim Ademit

Është arrestuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për media në policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë. Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, ditën e mërkurë u raportua për një përleshje fizike ndërmjet kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe zyrtarit për marrëdhënie me jashtë në FFK, Artan Govori, por që u mohua nga Ademi përmes një shkrimi në Facebook.

Për më tepër, debate të shumta janë duke u zhvilluar në lidhje me kuvendin zgjedhor të FFK-së që do të mbahet më 6 prill për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Exit mobile version