UBT News

​Kompletohet sot faza gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve

Paris Saint – Germain dhe Chelsea janë dy skuadrat e para që siguruan fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas eliminuan Bayern Munichun, përkatësisht Porton në ndeshjet që u zhvilluan të martën në mbrëmje.

Ndërkohë sot do të mësohen edhe dy skuadrat tjera që do ta prekin këtë fazë. Me fillim nga ora 21:00 do të ballafaqohen Borussia Dortmundi dhe Manchester City, si dhe Liverpooli me Real Madridin.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen në ndeshjen kthyese më një epërsi minimale pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1, kurse ajo e Zinedine Zidane triumfoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar javën e kaluar.

Kujtojmë se fituesi i ndeshjes Dortmund – Manchester City do të përballet me Chelsea, kurse fituesi i ndeshjes Liverpool – Real Madrid në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Paris Saint-Germain.

Exit mobile version