UBT News

​Komisioni mbështet vendimin e Qeverisë për dhënien e statusit Investitor Strategjik “Kosmonte Foods Sh.P.K”

Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me shumicë votash ka mbështetur vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Sh.P.K”.

Komisioni në fjalë në dy mbledhjet e kaluara ka shqyrtuar këtë vendim, për të cilin ka pasur kritika nga opozita.

Komisioni po ashtu ka miratuar vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Exit mobile version