Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen gjashtë Komisione Parlamentare. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, janë këto gjatë komisionet që do të mblidhen këtë të martë.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Postës së Kosovës Sh.A për vitin 2020./ i ftuar do të jetë kryetari i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës.
Po ashtu në këtë komision që do të mblidhet në ora 10:00 do të shqyrtohet edhe raporti i auditimit të performances “Sistemet elektronike për menaxhimin e granteve dhe subvencioneve në ZhB-MBPZhR” ku i ftuar do të jetë edhe ministri i MBPZhR, Faton Peci.
Në ora 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën mbledhje do të miratohet fushëveprimi i komisionit si dhe shqyrtimi i planit të punës së komisionit për vitin 2021.
E në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal që do të mblidhet në ora 10:00 do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në këtë komision do të formohet paneli për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit” si dhe do të shqyrtohet raporti vjetor i operatorit të sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT Sh,A për vitin 2020.
Kurse në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion do të jetë njoftimi lidhur me shkesën nga Sindikata e nëpunësve të shtetit të viteve të 90-ta dhe Sindikata e ish-policëve të viteve të 90-ta.
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të prezantohet raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2020, ku i ftuar do të jetë eksperti i fushës, njëherit edhe ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. Ky komision do të mblidhet në ora 14:00.