UBT News

​Kombëtarja e Spanjës ka arritur në Prishtinë

Spanja do të jetë rivali i radhës për Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Furia e Kuqe” tashmë ka zbarkuar në Prishtinë ku është akomoduar në njërin prej hoteleve në qendër të qytetit.

Nga ora 18:15, trajneri i Spanjës, Luis Enrique do të paraqitet në një konferencë për media në sallën e konferencave në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa nga ora 19:00 do të zhvillohet stërvitja e stadiumin e kryeqytetit.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Spanjës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:45.

Exit mobile version