UBT News

​Kolasinac pranë rikthimit tek Schalke

Mbrojtësi i Arsenalit, Sead Kolasinac, është pranë një rikthimi te skuadra gjermane Schalke 04, raporton “Sky Germany”.

Klubi nga Bundesliga është pranë finalizimit për një marrëveshje për 27-vjeçarin, i cili e filloi karrierën në “Veltins-Arena” në Schalke, para se të bashkohej me “Topçinjtë” në vitin 2017.

Kolasinac nuk është më në planet e teknikut Mikel Arteta, dhe e dëshiron një transferim te Schalke me hapjen e merkatos dimërore. 

Exit mobile version