Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është duke u përgatitur për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 mbahen në Oran të Algjerisë.
KOK do të përfaqësohet me rreth 40 sportistë, nga të cilët synon të kthehet me sa më shumë medalje.
Për të arritur këtë sukses, KOK ka rritur mbështetjen për përgatitjen e sportistëve, të cilët do t’i dërgojë në përgatitje jashtë vendit.
Në krahasim me Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, mbështetja është rritur në 75 për qind.
Federatat pritet që gjatë muajit qershor ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që drejt Oranit të udhëtojnë sa më të përgatitur.