UBT News

​KOK: 41 sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur të martën mbledhjen e 10-të, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Ndër të tjera është aprovuar numri prej 41 sportistëve nga 14 sporte të ndryshme, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. LM Oran 2022 mbahet prej 25 qershor deri më 5 korrik 2022. Propozimi ishte bërë nga komisioni i sportit.

Në këtë mbledhje gjithasut u aprovua raporti i komisionit të sportit për numrin prej 13 sportistësh nga shtatë federata sportive, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj, që prej 24 deri 30 korrik 2022, mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Gjithashtu u vendos që të dërgohet rekomandimi për mbështetje të përhershme financiare nga MKRS, për trajnerët e bodybuildingut, Esat Lata dhe Sabri Dragusha, për medaljet e fituara nga sportistët Kushtrim Bajraktaraj dhe Granit Kuleta në Kampionatin Botëror, respektivisht Kampionatin Evropian.

Exit mobile version