UBT News

​Klopp konfirmon se mund të ketë transferime pas lëndimit të Joel Matip

Joel Matip u largua drejt zhveshtores pas pjesës së parë, ku pësoi një lëndim në fitoren ndaj Tottenham me rezultat 1:3, ndeshje në të cilën nuk arriti të paraqitej as Fabinho, që po ashtu ka pësuar një lëndim në muskul.

Kriza e Liverpoolit me lëndime po vazhdon të thellohet, ku në ndeshjen e mbrëmshme mbrojtësi Fabinho ka pësuar një lëndim në muskul, ndërsa Matip u largua pas pjesës së parë, pasi që pësoi lëndim në ligamente dhe tani pritet të mungoj të paktën dy muaj.

“Lëndim në kyçin e këmbës, ligamentet”, tha Jurgen Klopp për reporterët pas ndeshjes.

Duket se ky lëndim do të jetë serioz për Matip, dhe spekulohet se tani Klopp së bashku me krerët e klubit janë duke menduar rreth transferimit të një mbrojtësi të ri, para mbylljes së merkatos dimërore.

“Ne jemi duke menduar për çdo gjë, siç edhe mund ta imagjinoni. Ne po mendojmë për çdo gjë gjatë gjithë kohës. Po mundohemi që të bëjmë gjënë e duhur, dhe duhet ta bëjmë atë. Nuk jam njeri që zgjedh shumë, por duhet ta gjejmë lojtarin e duhur. Ne kemi shumë lojtarë, por ajo se çfarë po ndodh në repartin e mbrojtjes me lëndime është një gjë e pashpjegueshme”, shtoi Klopp.

Exit mobile version