Frosinone ka arritur edhe zyrtarisht promovimin në Serie A pasi mposhti Regginan me rezultat 3-1 për të shkuar në 10 pikë larg vendit të tretë me tre ndeshje para fundit të sezonit të Serie B.
Golat nga Gennaro Borelli, Roberto Insigne, vëllai më i vogël i ish-yllit të Napolit , Lorenzo dhe Giuseppe Caso ishin të mjaftueshëm për të mposhtur Regginan në “Stadio Benito Stirpe”.
Frosinone aktualisht ka 71 pikë nga 35 ndeshjet e ligës dhe vetëm Genoa e vendit të dytë , katër pikë prapa me tre ndeshje përpara, mund t’i pengojë ata të fitojnë titullin e ligës.
Drejt këtij suksesi, Frosinonne u drejtua nga trajneri Fabio Grosso, i cili tha: “Jam i lumtur”.
Grosso, i cili ka pasur përvojë të mëparshme menaxheriale me Juventus Primavera, Bari, Hellas Verona dhe Brescia, ka parë një përmirësim të ndjeshëm nga skuadra e tij gjatë sezonit, pasi përfundoi i nënti në Serie B në edicionin 2021-22.