Nuk ishte pritur pas një sezoni fantastik që u kurorëzua me titullin kampion, por duket se Antonio Conte po i numëron orët e fundit si trajner i Interit.
Janë mediat italian ato të cilat që e kanë nisur ditën e sotme me rarpotime të shumta se tekniku italian do ta shkëpus kontratën me klubin nga “Giuseppe Meazza” dhe për këtë ka arsye të fuqishme.
Conte thuhet se nuk është i bindur në lidhje me planin e Interit për të reduktuar shpenzimet në vitet 2021-22 që mund të sillnin dobësimin e fuqisë aktuale të ekipit.
“La Gazzetta dello Sport” dhe “Il Corriere dello Sport” raportojnë se trajneri është afër përfundimit të kontratës së tij me “Nerazzurrët” dhe t’u thotë lamtumirë kampionëve të Italisë.
Presidenti i Interit, Steven Zhang ka planifikuar të zvogëlojë shpenzimet në “Giuseppe Meazza” dhe “Il Corriere dello Sport” pretendon se ai dëshiron të ulë pagat deri në 15% për çdo lojtarë si dhe të bëjë shitje që sjellin deri në 90 milion euro në klub.
Këto janë arsyet kryesore pse Conte mund të mos e drejtojë Interin në sezonin e ardhshëm.