UBT News

​”KINO RINIA” i rikthehet në menaxhim kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ‘Kino rinia’ tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e komunës. Kjo pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e Bordit ka votuar pro kërkesës së tyre.

“Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin e duhur dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë. Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Exit mobile version