Tre persona u vranë sot dhe gjashtë u plagosën në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën kineze Jiangxi, tha policia.
Sulmuesi kishte hyrë me maskë në një kopsht privat dhe më pas është arratisur.
Krimet e dhunshme janë të rralla në Kinë për shkak të kontrollit të rreptë të armëve dhe masave të sigurisë, por ka pasur disa sulme me thikë dhe sëpatë në vitet e fundit, duke përfshirë edhe shkollat.