UBT News

​Kim Kardashian: “Cancel culture” është qesharake, njerëzit duhet të kenë një mundësi të dytë

US media personality Kim Kardashian West attends the WSJ Magazine 2019 Innovator Awards at MOMA on November 6, 2019 in New York City. (Photo by Angela Weiss / AFP) (Photo by ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)

Themeluesja e Skims thotë se ajo vazhdon të besojë në aftësinë e njerëzve për të ndryshuar.

Kim Kardashian po ndanë përvojën e saj me “cancel culture” dhe pse mendon se njerëzit duhet të kenë mundësinë të zhvillohen dhe të ndryshojnë.

Kardashian shpjegoi në një episod të podcastit të Bari Weiss se “cancel culture” është gjëja më qesharake, sepse ajo “vërtet beson në rehabilitimin dhe lirinë e fjalës”.

Weiss theksoi disa nga kritikat që Kardashian West ka marrë gjatë viteve, duke përfshirë pretendimet për përvetësimin e kulturës së njerëzve me ngjyrë (si psh. modelet e flokëve) dhe një fushatë 2017 KKW Beauty ku Kardashian u akuzua për Blackface.

Në mënyrë të veçantë, ajo vuri në dukje reagimin e ashpër që pasoi kur Kardashian njoftoi për herë të parë markën e saj të veshjeve të formës Skims në vitin 2019. Kompania fillimisht quhej Kimono, një emër që shumë thanë se përvetësonte kulturën japoneze.

“Edhe nëse e di që qëllimet e mia janë të mira, nuk dua të marr asgjë lehtë”, tha ajo. “Por kur mora një letër nga zyrtarët japonezë, e mora jashtëzakonisht seriozisht”.

Vendimi për të zhvendosur emrin e markës në Skims “nuk ishte as në pyetje”. Ajo më vonë shtoi: “Unë gjithmonë i pranoj gabimet që bëj dhe përpiqem të mos i bëj më. Kështu e jetoj jetën time”.

Gjithashtu gjatë podcast-it, Kardashian reflektoi kur ish-burri i saj Kanye West kishte veshur një kapelë të kuqe “Make America Great Again” në pjesën më të madhe të paraqitjes së tij në tetor 2018 në Saturday Night Live.

“E dini çfarë? Unë isha shumë nervoze. Nuk doja që ai të mbante kapelën e kuqe në SNL”, tha Kardashian.

Kardashian tha se ajo i kërkoi atij të hiqte kapelën, por tani, ka mësuar shumë nga ajo situatë.

“Mendova, ‘Pse duhet ta heqë atë nëse kjo është ajo në të cilën ai beson? Pse nuk mund ta veshë atë në TV? Gjysma e vendit votoi për [Trump] është e qartë se edhe njerëzit e tjerë e pëlqejnë atë. Pa marrë parasysh çfarë, më mësoi të jem pak më empatike për njerëzit që duan të bëjnë atë që duan të bëjnë dhe lirinë e fjalës – dhe nëse doni të mbani kapelën, vishni kapelën”, tha Kim.

Exit mobile version