UBT News

​Khabib thotë se Ronaldo e njoftoi një muaj më parë për transferimin në Man United

Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur sot një fakt interesant lidhur me transferimin e Cristiano Ronaldos tek Manchester United.

Ylli portugez u transferua këtë merkato verore tek “Djajtë e Kuq” nga gjiganti italian Juventus, për një shumë afro 23 milionë euro.

Sot Nurmagomedov ka treguar që sulmuesi 36 vjeçar e kishte lajmëruar atë kohë më parë për transferimin e tij tek United, madje para se ta dinin edhe gazetarët.

“Një muaj më parë, Ronaldo më tregoi mua se do të transferohej te Manchester United. E dija këtë kalim të tij dhe e prisja”, tha Nurmagomedov.

“Mendoj se Manchester United është skuadër më e përshtatshme për të se sa ajo e Juventusit. Ky transferim për mua nuk ishte një surprizë”, shtoi ylli i UFC.

Po ashtu, sot u konfirmua që Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin 7 tek Manchester United, pasi që Edinson Cavani kishte pranuar ta lirojë atë, ku uruguaiani nga ky sezon do ta bartë numrin 21.

Exit mobile version