UBT News

​Këto dy skuadra pritet të kalojnë në Serie A për sezonin e ardhshëm

Edhe pesë ndeshje kanë mbetur deri në përfundimin e edicionit 2020/21 në divizionin e dytë të futbollit italian të njohur si Serie B.

Janë tri skuadra të cilat po luftojnë në një garë shumë të ngushtë për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit italian për sezonin 2021/22.

Empoli është skuadra që po e kryeson renditjen tabelare me 66 pikë, i ndjekur nga Lecce në vendin e dytë me 61 pikë.

Por në këtë garë është ende edhe skuadra me emrin Salemitana, e cila për momentin renditet në vendin e tretë me 60 pikë të mbledhura.

Exit mobile version