Trajnerja e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova edhe zyrtarisht janë bërë pjesë të ushtrisë shqiptare.
Ato sot janë graduar me titullin kolonele në këtë ushtri dhe më këtë hap është shprehur krenar trajneri më i mirë i xhudos në botë, Driton Kuka. Ai ka shpërndarë një foto ku shihen tri vajzat kosovare të veshura me uniformën e ushtrisë shqiptare menjëherë pas ceremonisë zyrtare për gradimin e tyre.
“Me kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka në Facebook.