Klubi i Basketbollit “Peja” ka njoftuar sot se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim.
Ky vendim i klubit pejan vjen pas rezultateve jo të mira në luftën për titull në Superligën e Kosovës në basketboll si dhe dështimin në Kupën e Kosovës të cilën në fundit e fitoi Trepça.
Pas 22 xhirove të zhvilluara, Peja renditet në vendin e tretë në tabelën e Superligës me 37 pikë, dy më pak se lideri Golden Eagle Ylli dhe një më pak se Sigal Prishtina e vendit të dytë.