Premier Liga angleze tashmë ka arritur në xhiron e 14-të të saj dhe lufta për titull duket se do të jetë ë zjarrtë deri në javën e fundit ndërmjet klubeve të mëdha si Chelsea, Manchester City e Liverpooli.
Por, ndryshe nga kreu i tabelës qëndron puna në fundin e saj. Në fakt, edhe pse janë zhvilluar 14 ndeshje, janë dy skuadra që edhe më tutje nuk e kanë prekur numrin dyshifror të pikëve. Bëhet fjalë për Burnleyn dhe Newcastle Unitedit.
Ajo që bie në sy është forma jashtëzakonisht e dobët e skuadrës së Newcastle United e cila edhe më tutje nuk e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion garues të kampionatit elitar të futbollit anglez.
Kjo skuadër, e cila para pak muajve kaloi në duart e sheikëve arab dhe nga at priten investime të mëdha, ka vetëm shtatë pikë deri më tani me shtata barazime dhe shtatë humbje, duke e mbyllur kështu tabelën e Premier Ligës.
Gjithsesi afati kalimtar i janarit po ofron dhe mbase me investime potencioale që mund të bëhen nga pronarët e rinj kjo skuadër mund të fillojë të ngritet në renditjen tabelare.